Tetë raste të dhunës në familje të raportuara brenda 24 orëve
Dhuna në familje vazhdon të jetë një fenomen shqetësues në shoqërinë kosovare.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë së djeshme janë raportuar tetë raste të dhunës në familje, shkruan Zeri.info.
Policia ka bërë të ditur raste janë raportuar në Obiliq, Graqanicë, Fushë- Kosovë , Podujevë, Kaçanik, Malishevë, Rahovec, Mitrovicë e Jugut.
Njoftimi i Policisë:
Obiliq 01.05.2026 – 12:10. Është raportuar se viktima femër kosovare, ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj. Palët janë intervistuar, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë në rregullt.
Graqanicë 01.05.2026 – 14:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i mitur, ka shkaktuar dhunë-probleme në familje. Është njoftuar prokurori dhe nuk raportohet për të arrestuar.
Fushë Kosovë 01.05.2026 – 16:57. Pas një mosmarrëveshje në familje janë rrahur –sulmuar mes veti dy të dyshuar një mashkull dhe një femër–bashkëshort. Palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Podujevë 01.05.2026 – 19:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj. Palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Kaçanik 30.04.2026 – 00:00. Është raportuar se një mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nda djali i tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Malishevë 01.05.2026 – 09:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Në posedim të personit të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rahovec 01.05.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka shkaktuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij dhe tre fëmijëve të tyre duke i dëbuar edhe nga shtëpia. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Mitrovicë Jugu 01.05.2026 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.