Vdes një grua Banjë të Kllokotit
Foto: Laura Hasani

Vdes një grua Banjë të Kllokotit

Kronika May 02, 2026 - 08:45

Një paciente, ka ndërruar jetë në një nga dhomat e spitalit në Banjën “Nëna Naile” në Kllokot.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 16:00 në Banjën “ Nëna Naile” në Kllokot, raporton Zeri.info.

“Banja Nëna Naile, Kllokot 01.05.2026 – 16:00. Një mashkull kosovar–doktor, ka raportuar se në dhomën e spitalit, pacienti-viktima femër kosovare ka ndërruar jetë. Njësit relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri