Gjendet pa shenja jete një person në Novobërdë, dyshohet për vetëvrasje
Foto: Laura Hasani

Gjendet pa shenja jete një person në Novobërdë, dyshohet për vetëvrasje

Kronika May 02, 2026 - 08:54

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Novobërdë , një person është gjetur i vdekur nga vëllai i tij.

Sipas njoftimit të PK-së, thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Parallovë, të Novobërdës, raporton Zeri.info.

"Fsh. Parallovë, Novobërdë 01.05.2026 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ka gjetur pa shenja jete vëllain e tij, i cili dyshohet se kishte bërë vetëvrasje me armë zjarri. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një revole me 6 fishekë dhe një gëzhojë e fishekut. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime’’, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri