Prangoset një person në Kaçanik, sulmoi fizikisht babain
Kronika
May 02, 2026 - 09:11
Policia ka pranuar një informatë se një burrë është sulmuar fizikisht nga djali i tij.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 30.04.2026 rreth orës 00:00, në Kaçanik raporton Zeri.info.
“Kaçanik 30.04.2026 – 00:00. Është raportuar se një mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nda djali i tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njofitmin e PK-së. /Zëri