Vdes një grua në Prizren, Policia nis hetimet

Vdes një grua në Prizren, Policia nis hetimet

Kronika May 02, 2026 - 09:05

Një person ka raportuar në Policisë se gruaja e tij ka bërë vetëvrasje, vdekjen e së cilës e ka konstatuar edhe mjeku.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 12:05 në Prizren, raporton Zeri.info.

“Prizren 01.05.2026 – 12:05. Ankuesi mashkull kosovar, raporton se gruaja e tij viktima femër kosovare dyshohet se ka bërë vetëvrasje, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është gjetur dhe konfiskuar një armë e cila dyshohet që është përdorur nga viktima. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësht të Policisë. /Zëri