Ndalohen dy serbë në Leposaviq, tentuan ta kalojnë ilegalisht kufirin nga Kosova për në Serbi
Foto: Laura Hasani

Ndalohen dy serbë në Leposaviq, tentuan ta kalojnë ilegalisht kufirin nga Kosova për në Serbi

Kronika April 02, 2024 - 09:55

Policia e Kosovës ka ndaluar dy serbë, pasi dyshohet se po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 05:00, në Koshuticë të Leposaviqit, raporton Zeri.info.

“Koshuticë – Leposaviq / 01.04.2024 - 05:00. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj serbë, pasi të njëjtët janë takuar duke kaluar kufirin ilegalisht nga Kosova për në Serbi, duke shfrytëzuar rrugët dytësore. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri