Detaje nga rrahja e anëtarëve të një familjeje në Shtime, njëri përfundoi në QKUK
Foto: Zëri / Ilustrim

Detaje nga rrahja e anëtarëve të një familjeje në Shtime, njëri përfundoi në QKUK

Kronika May 20, 2024 - 08:51

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e dhunës në familje, që ka ndodhur ditën e diel.

Në raportin e Policisë thuhet se tre persona tashmë kanë pranuar trajtim mjekësor në Shtime, ndërsa njëri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

“Shtime / 12.05.2024-19:30. Tri viktima, dy meshkuj dhe një femër, kosovarë, kanë pranuar trajtim mjekësor në QKMF- Shtime, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.

Policia shton tutje se rasti duke u hetuar.