Pamje shqetësuese nga Rahoveci, uji i rrëmbyeshëm “merr me vete” një grua gjatë përmbytjeve

Pamje shqetësuese nga Rahoveci, uji i rrëmbyeshëm “merr me vete” një grua gjatë përmbytjeve

Aktuale July 27, 2026 - 15:15

Reshjet e dendura të shiut, që kanë përfshirë Rahovecin, kanë shkaktuar vërshime në disa zona, ndërsa pamje të publikuara në rrjete sociale shfaqin një situatë të rrezikshme, ku një grua përfshihet nga rrjedha e fuqishme e ujit.

Pamjet tregojnë momentin dramatik gjatë përmbytjeve, ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare për gjendjen e personit të përfshirë në këtë ngjarje.

Ekipet emergjente janë angazhuar në terren për menaxhimin e situatës dhe për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në zonat e prekura nga reshjet intensive.

Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe shmangie të zonave të rrezikuara nga vërshimet.