Abdixhiku: Kosova ka nevojë për stabilitet politik dhe përgjegjësi shtetërore

Abdixhiku: Kosova ka nevojë për stabilitet politik dhe përgjegjësi shtetërore

Aktuale July 27, 2026 - 14:48

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Gjatë këtij takimi ata diskutuan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe domosdoshmërinë e formimit të institucioneve.

“Ritheksova qëndrimin e LDK-së se vendi ka nevojë për institucione funksionale, stabilitet politik dhe përgjegjësi shtetërore, në shërbim të qytetarëve.

Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës ndër vite dhe vlerësova partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve tona, si një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit demokratik dhe rrugëtimit evropian të Republikës së Kosovës”, bën të ditur i pari i LDK-së. /Zëri