PSD-ja do të garojë në zgjedhje, për të qenë në opozitë
Aktuale
May 05, 2026 - 12:37
PSD-ja e Dardan Molliqajt do të jetë pjesë e zgjedhjeve të 7 qershorit.
Kështu ka bërë të ditur sot kryetari Molliqaj, i cili tha se qytetarët e kanë kërkuar që PSD-ja të jetë pjesë e zgjedhjeve, transmeton Zeri.info.
Mollqiaj tha se në këto vitet e fundit që kur qeveris Albin Kurti, Kosova nuk ka pasur opozitë dhe po hyn në garë për të qenë në opozitë, transmeton Zeri.info.
“Kërkesa e njerëzve ka qenë në tri palë zgjedhje që PSD-ja me garu, tani kemi vendosur me garu. Kjo po pritet me disponim, rezultatin do ta vendosin qytetarët. Kosovës i mungon opozita, nuk ka pasur opozitë në këto vite që ka qeverisur qeveria ‘Kurti’. Ne po garojmë për të qenë opozitë në mandatin e ardhshëm”, tha Molliqaj. /Zëri