KRU “Prishtina” paralajmëron masa ndaj borxhlinjve, shkyçje dhe përmbarim
Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar konsumatorët që t’i kryejnë obligimet financiare.
Përmes një njoftimi në Facebook, KRU “Prishtina” njoftoi se të gjithë konsumatorët që kanë borxhe të papaguara, janë të obliguar t’i shlyejnë ato në afat sa më të shkurtër.
Në rast se konsumatorët nuk i kryejnë obligimet financiare, do të aplikohen masa ndëshkuese duke përfshirë: shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit, procedura përmbarimore.
Shkyçja mund të aplikohet për ata që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara. /Zëri
Postimi i plotë:
Të nderuar konsumatorë,
Kompania Rajonale e Ujësjellësit njofton;
Të gjithë konsumatorët që kanë borxhe të papaguara për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit janë të obliguar që t’i shlyejnë ato në afat sa më të shkurtër.
Për konsumatorët që nuk i kryejnë obligimet financiare, do të aplikohen masa ndëshkuese, duke përfshirë:
Shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit,
Procedura përmbarimore.
Shkyçja mund të aplikohet për ata që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara.