Zgjedhjet e parakohshme, edhe dy ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve
Foto: Laura Hasani

Zgjedhjet e parakohshme, edhe dy ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve

Aktuale May 05, 2026 - 13:01

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se janë duke vazhduar afatet e ndryshme të aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit.

Në mesin e afateve të përcaktuara është edhe ai për formimin e koalicioneve.

“KQZ-ja njofton të gjitha partitë politike të regjistruara në Republikën e Kosovës se gjatë afatit 7-ditor, i cili ka filluar më 1 maj dhe do të përfundojë më 7 maj 2026, duhet ta njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, për: pjesëmarrje në zgjedhje; mospjesëmarrje në zgjedhje dhe formim të koalicioneve”.

“Këto obligime vlejnë vetëm për 53 partitë politike që aktualisht janë pjesë e regjistrimit të partive politike të regjistruara në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.