Lushaku e konfirmon: Bashkëpunimi me Osmanin, temë e diskutimit pas pak në LDK
Aktuale
May 05, 2026 - 16:03
Nga ora 16:00: Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë një takim me kryetarët degëve të kësaj partie.
Gjatë kësaj mbledhje, do të diskutohen një varg temash, në mesin e tyre edhe formalizimi i bashkëpunimit me Vjosa Osmanin.
Kështu ka deklaruar para mediave, ish-shefja e Grupit Parlamentar Jehona Lushtaku Sadriu.
“Aktualitetet politike dhe gjithçka tjetër. Edhe Vjosa Osmani është. Janë çështje, kështu që të gjitha këto do të diskutohen janë çështje partiake”, deklaroi ajo.