Raphinha i afrohet Top 20-shes së golashënuesve më të mirë në historinë e Barcelonës
Sport
October 31, 2026 - 23:11
Raphinha vazhdon të shkruajë histori te Barcelona. Me dy golat e realizuar ndaj Alavésit, braziliani ka arritur në kuotën e 92 golave me fanellën e klubit katalunas.
Ai aktualisht renditet në vendin e 23-të në listën e golashënuesve më të mirë të Barcelonës.

Pedro, që mban pozitën e 20-të, ka 99 gola, ndërsa Lionel Messi kryeson bindshëm me 672 realizime.
Nëse vazhdon me këtë ritëm, Raphinhas mund t'i duhen vetëm pesë ndeshje për të hyrë në Top 20. /Zëri