Vetëm Ronaldo para tij, Raphinha e barazon rekordin e Messit
Sport
October 31, 2026 - 23:04
Raphinha po përjeton një sezon fantastik me Barcelonën.
Me dy golat e shënuar ndaj Alavésit, braziliani arriti në kuotën e 15 golave në 11 ndeshjet e para të La Ligës.
Në 75 sezonet e fundit, këtë shifër në 11 ndeshjet e para e kishin arritur vetëm Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Messi kishte shënuar 15 gola në sezonin 2012/13, ndërsa Ronaldo kryeson me 18 gola në sezonin 2014/15.
Raphinha kështu barazon shifrën e Messit dhe i afrohet rekordit të portugezit. /Zëri