Milani e mposht Interin në derbi, Diego Moreira shkëlqen në San Siro
Sport
October 31, 2026 - 22:47
Milani e ka fituar derbin e Madonninës me rezultat 3-1, në një mbrëmje fantastike për kuqezinjtë dhe veçanërisht për Diego Moreiran.
Pulisic dhe Rabiot i realizuan dy gola të shpejtë në dhjetë minutat e para, të dy pas kontributit të Moreiras.
Interi u rikthye përkohësisht në lojë përmes Bastonit, por futbollisti belg e vulosi pjesën e parë me një goditje të bukur nga gjuajtja e lirë.
Me këtë fitore, Milanii regjistron triumfin e katërt radhazi ndaj Interit dhe ia shkakton rivalit humbjen e parë në kampionat. Një derbi që e mban firmën e Diego Moreiras. /Zëri