Raphinha shkëlqen me dy gola, Barcelona rikthehet fuqishëm te fitorja
Sport
October 31, 2026 - 23:07
Barcelona ka triumfuar me rezultat 6-1 ndaj Alavésit, në kuadër të javës së 11-të të La Ligës, duke dhuruar një paraqitje bindëse në Camp Nou.
Protagonisti kryesor ishte Raphinha, i cili realizoi dy gola në pjesën e parë.
Nga dy herë shënuan edhe Lamine Yamal, ndërsa nga një gol shtuan Fermín López dhe Anthony Gordon.
Me këtë fitore, Barcelona rikthehet në krye të tabelës me 30 pikë. /Zëri