Vdes Mehdi Mehmeti, legjendë e volejbollit kosovar
Ka vdekur Mehdi Mehmeti, një prej figurave të respektuara të volejbollit në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen Mehmeti.
Mehdi Mehmeti dha kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e volejbollit kosovar, duke shërbyer ndër vite si trajner dhe udhëheqës sportiv.
Ai ishte i angazhuar në volejbollin e meshkujve dhe të femrave, ndërsa përvoja dhe përkushtimi i tij, sipas KOK-ut, kontribuuan në zhvillimin e këtij sporti dhe edukimin e gjeneratave të reja.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, në emër të institucionit ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe gjithë komunitetin sportiv.
"Në emrin tim personal dhe të Komitetit Olimpik të Kosovës, familjes Mehmeti, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë komunitetit sportiv u shpreh ngushëllimet më të singer ta për këtë humbje të madhe. Qoftë i përhershëm kujtimi për Mehdin. U prehtë në paqe! ”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.