Donjeta Sadiku avancon në gjysmëfinale në “Taranto 2026”, siguron medaljen e parë

Donjeta Sadiku avancon në gjysmëfinale në “Taranto 2026”, siguron medaljen e parë

Sport August 24, 2026 - 19:20

Boksierja Donjeta Sadiku ia ka siguruar Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Donjeta në çerekfinale fitoi ndak turkes Esmanur Lok, të hënën pasdite, derisa në gjysmëfinale, të martën, ajo përballet me boksieren e Greqisë, Sofia Legaki.

Me kalim në gjysmëfinale, Donjeta Sadiku e ka të sigurt të paktën medaljen e bronztë mesdhetare, por mund të arrijë edhe të artën, në kategorinë deri 60 kilogramë.