Rama për Donjeta Sadikun: Krenari që flet shqip, synimi është ari

Rama për Donjeta Sadikun: Krenari që flet shqip, synimi është ari

Sport August 24, 2026 - 19:36

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas suksesit të boksieres kosovare Donjeta Sadiku në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke e cilësuar medaljen e saj si një moment krenarie për Kosovën.

Rama ka përgëzuar Sadikun për suksesin, duke theksuar forcën dhe guximin e saj në ring.

“Krenari që flet shqip! 
Bravo Donjeta! Medalja e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 vjen me forcën, guximin dhe zemrën e Donjeta Sadikut”, ka shkruar Rama.

Ai ka thënë se kjo paraqitje ka sjellë emocione dhe krenari, ndërsa ka uruar që rrugëtimi i boksieres të vazhdojë deri te medalja e artë.

“Sot na dhe emocion, krenari dhe edhe një arsye më shumë me besu në sportistët tanë. Tash, krejt sytë kah gjysmëfinalja sepse rrugëtimi nuk përfundon këtu. Synimi është ari! ”, ka shkruar Rama.

Në fund, kryetari i Prishtinës ka shprehur mbështetjen e tij për Sadikun në garat e radhës.

“Prishtina dhe krejt Kosova janë me ty! ”, ka shtuar ai.