Tifozët kuqezi reagojnë ashpër pas kandidaturës së Shqipërisë me Serbinë
Sport
May 09, 2024 - 15:53
Federata shqiptare e Futbollit sot e ka zyrtarizuar kandidaturën për organizimin e "Euro 2027" për U-21.
Ky lajm i zyrtarizuar prej FSHF-së, ka bërë bujë të madhe në opinion.
Reagimi ka ardhur edhe tifozët zyrtarë të Kombëtares së Shqipërisë, Tifozët Kuq e Zi, të cilët i kanë kërkuar FSHF-së të mos shesin fytyrën dhe interesat etnike.
"Sa për marrëdhëniet e drejtpërdrejta sportive të Shqipërisë me Serbinë pamjet, thirrjet, kriminale për therjen dhe vrasjen e shqiptarëve, goditjet ndaj lojtarëve tanë në 14 tetor 2014, dhe terrori ndaj delegacionit nuk besojmë se janë harruar".