Sylejmani komenton krizën e Gjilanit: Që nga fillimi i kampionatit kanë pasur probleme me mungesa, në çdo xhiro Gjilani përballet me katër deri në gjashtë mungesa

Sylejmani komenton krizën e Gjilanit: Që nga fillimi i kampionatit kanë pasur probleme me mungesa, në çdo xhiro Gjilani përballet me katër deri në gjashtë mungesa

Sport February 28, 2021 - 23:24
Detaje

Kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar dhe për t’u përfunduar java e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan “Zeri.info”.

Drenica do të jetë nikoqire e skuadrës së Gjilanit në Skënderaj. Drenica e Bledar Devolli vjen pas fitores kundër Feronikelit.

Gjilani vjen në këtë takim nga një krizë e rezultatave e cila ka mbetur prapa skuadrave të kreut, teksa është eliminuar edhe në Kupën e Kosovës.

Gazetari i sportit, Drilon Sylejmani e ka komentuar këtë krizë të skuadrës nga Anamorava. Sipas tij Gjilani që nga fillimi i kampionatit ka pasur mungesa.

“Gjilani prej xhiros së parë kampionale ka pasur vazhdimisht mungesa të futbollistëve dhe probleme me lojtarë. Dy golashënuesit më të mirë të ekipit nuk i ka pasur për pjesën më të madhe të kampionatit. Kjo është një hendikep i madh. Në çdo xhiro skuadra e Gjilanit ballafaqohet me katër deri në gjashtë lojtarë që nuk janë të gatshëm për ndeshje”, deklaroi Sylejmani.

“Nuk dua t’i dal në mbrojtje askujt, as nuk dua ta arsyetojë askënd. Është një krizë momentale që e ka pasur edhe Drita, Prishtina, Feronikeli, Ballkani por secila ekip e menaxhon në mënyrën më të mirë”, shtoi ai. /Zeri.info