Sokoli flet për ndeshjen ndaj Drenicës: Kemi probleme me mungesa, nuk shkojmë në Skënderaj të dorëzuar, do ta japim maksimumin

Sokoli flet për ndeshjen ndaj Drenicës: Kemi probleme me mungesa, nuk shkojmë në Skënderaj të dorëzuar, do ta japim maksimumin

Sport February 28, 2021 - 23:06
Detaje

Kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar dhe për t’u përfunduar java e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan “Zeri.info”.

Drenica do të jetë nikoqire e skuadrës së Gjilanit në stadiumin "Bajram Aliu" në Skënderaj.

Trajneri i “kuqebardhëve”, Bylbyl Sokoli ka thënë për emisionin “Dueli Sportiv” se ata kanë probleme me mungesat në këtë duel, mirëpo do të shkojnë për rezultat pozitiv në Skënderaj.

“Ne udhëtojmë në Skënderaj pa Prognin dhe Sorsën, pa Useinin, po ashtu kemi një dalje prej ekipit të Fustarit pasi është helmuar. Këto janë problemet tona. Në asnjë mënyrë nuk shkojmë në Skënderaj të dorëzuar", tha ai.

"Do të japim të gjithë maksimumin. Shkojmë për rezultat pozitiv. Do të jetë përballje e dy ekipeve cilësore dhe përgatitur mirë. Besoj se do të jetë ndeshje e bukur për ata që duan të shohin futbollin e Kosovës”, ka thënë Sokoli. /Zeri.info