Presidenti i Trepçës ’89 për ardhjen e Luis Cavandas: Betohem se nuk do të ishte më i paguari në Kosovë

Presidenti i Trepçës ’89 për ardhjen e Luis Cavandas: Betohem se nuk do të ishte më i paguari në Kosovë

Sport February 28, 2021 - 23:03

Ditë më parë u përfol për ardhjen eventuale të Luis Cavandas te Trepça '89.

Ish-futbollisti i Laziot kishte arritur marrëveshje në parim me klubin mitrovicas, raporton "Zeri.info".

Ndërkaq, presidenti i 89-shit, Abedin Zeka ka thënë se Cavanda nuk do të ishte më i paguari në Kosovë.

Image

"Betohem se Cavanda nuk do të ishte futbollisti më i paguar në Kosovë", deklaroi Zeka në "ATV".

"Më shumë kemi pasur për imazhin e futbollit të Kosovoës. Ai ka pasur për të ikur në Kinë në verë", tregoi ai.

"Ai e pranoi ofertën tonë, por shkaku i fushave dhe infrastrukturës nuk arritëm marrëveshje", përfundoi Abedin Zeka. /Zeri.info