Dyshohet për krim të organizuar, ftohet në polici presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë

Dyshohet për krim të organizuar, ftohet në polici presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë

Sport February 28, 2021 - 20:28

Probleme me ligjin për kryetarin e Federatës së Futbollit të Serbisë, Slavisa Kokeza.

I pari i futbollit serb është ftuar nga policia nën dyshimin për krim të organizuar në Beograd, shkruan "Zeri.info".

Ai është pyetur në lidhje me lidhjet e tij me organizatën e Veljko Belivuk, e cila konsiderohet "kriminale".

Në mediat serbe nuk ka shumë detaje, por deri në një vendim tjetër, Kokeza është liruar në procedurë të rregulltë. /Zeri.info