Analisti italian kritikon Lazion për Muriqin: Paratë duhej shpenzuar diku tjetër

Analisti italian kritikon Lazion për Muriqin: Paratë duhej shpenzuar diku tjetër

Sport February 28, 2021 - 20:14

Lazio bëri dy "goditje" të mëdha në afatin kalimtar të verës së kaluar, duke transferuar Vedat Muriqin nga Fenerbahçe për 20 milionë euro dhe Andreas Pereira nga Manchester Unitedi në huazim.

Të dy futbollistët deri më tani nuk e kanë dëshmuar veten, shkruan "Zeri.info".

Analisti i futbollit italian, Paolo Condo në "Sky Sport" tha se Lazio ka gabuar me transferimin e dy futbollistëve.

Ai thotë se klubi duhej t'i shpenzonte diku tjetër paratë që i harxhoi për dyshen.

"Mungesa e alternativave te Lazio? Pereira dhe Muriqi janë paguar mjaft, por këto para duhej shpenzuar diku tjetër dhe më mirë", tha ai.

Ndryshe, Muriqi, sulmuesi i Kosovës, ka bërë 21 paraqitje për Lazion, duke shënuar vetëm dy gola dhe duke dhuruar një asistim. /Zeri.info