Valon Berisha nis pushimet verore në Kosovë, publikon foto nga Podujeva

Valon Berisha nis pushimet verore në Kosovë, publikon foto nga Podujeva

Sport July 05, 2020 - 19:47

Valon Berisha e ka përfunduar aventurën e tij në Gjermani te Fortuna Dusseldorf.

Në afatin kalimtar dimëror, futbollisti kosovar ishte huazuar te klubi gjerman nga Lazio, shkruan "Zeri.info".

Me t'u mbyllur edicioni në Bundesliga, Berisha është larguar nga Fortuna Dusseldorfi.

Kështu, Berisha ka vendosur që t'i nis pushimet verore në vendlindjen e tij në Kosovës.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Peace and love ë #fashion #fashionista

A post shared by Valon Berisha (@valon.berisha14_official) on

Saktësisht, Berisha ndodhet tani në Podujevë, nga ku ka postuar edhe një foto në "Instagram".

"Paqe dhe dashuri", ka shkruar Berisha.

Ndryshe, Berisha është në pronësi të Lazios, derisa klubi romak pritet ta vë në shitje atë për afatin kalimtar veror. /Zeri.info