Granit Xhaka zgjidhet lojtari më i mirë i sezonit te Sunderlandi
Sport
May 08, 2026 - 11:00
Futbollisti me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, është zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit te Sunderlandi.
Xhaka me të ardhur te skuadra angleze vitin e kaluar ka arritur të lërë gjurmë, si rezultat është zgjedhur edhe më i miri i skuadrës.
Pas kësaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhaka është shprehur krenar e mirënjohës.
“Njerëzit e vunë në dyshim këtë transferim. Unë i besova vizionit. Sot, duke qëndruar këtu si Lojtari i Vitit, nuk ndiej asgjë tjetër përveç krenarisë, mirënjohjes dhe urisë për më shumë. Për tifozët, faleminderit që më pranuat që nga dita e parë, për pasionin tuaj, besimin dhe mbështetjen e pakushtëzuar në çdo betejë. Ky klub do të thotë gjithçka për mua”, shkroi Xhaka. /Zëri