Talenti Leonard Foniqi bën hap të madh në Gjermani, nënshkruan me klubin Kickers Offenbach
Talenti i ri Leonard Foniqi ka bërë një hap të madh në karrierën e tij.
Foniqi është transferuar në klubin më të madh në qytetin e Offenbach, Kickers Offenbach.
Foniqi është i lindur më 09.09.2009.
17-vjeçari ka kaluar në Offenbach, pasi u largua nga SG 99 Andernach, ku ishte aktivizuar për U17/U19, kurse tani do ta vazhdojë karrierën e tij te Kickers Offenbach U19, ku do të garojë në nivelin e Bundesliga Junior / Junior League.
Lajmi është konfirmuar nga vetë familja e Leonardit, përmes një njoftimi në Facebook.
“Falënderoj Kickers Offenbach në emër të familjes Foniqi që e bëri të pamundurën, sot është dita më e bukur për familjen Foniqi një ëndërr është bërë realitet, Leonard Foniqi po kalon nga SG 99 Andernach U17/U19 në Kickers Offenbach U19 Liga Junior/Bundesliga dhe në NLZ.
Ne si familje jemi shumë të lumtur dhe krenarë ëndrra është bërë realitet sot”, thuhet në njoftim. /Zëri