Lionel Messi: Nuk guxoja ta shikoja Henryn në sy

Lionel Messi: Nuk guxoja ta shikoja Henryn në sy

Sport April 09, 2020 - 20:46
Lajmet e fundit nga sporti

Lionel Messi ka zbuluar se nuk kishte mundur ta shikonte Thierry Henryn në sy kur francezi u transferua në Barcelonë nga Arsenali, transmeton zeri.info

Henry u largua nga Arsenali në vitin 2007 pasi fitoi dy tituj të Premierligës me klubin londinez.

Ai konsiderohej si njëri prej futbollistëve më të mirë në botë gjatë asaj kohe, kurse Messi një futbollist i ri.

“Ditën e parë që ai hyri në dhomën e zhveshjes, unë nuk guxoja ta shikoja në fytyrë. Dija gjithçka që ai kishte bërë në Angli. Unë kisha një imazh të tij dhe papritmas ne ishim në të njëjtën skuadër”, ka thënë Messi./Zëri