![Konfirmohen datat për afatin e transferimeve të verës 2024 dhe dimrit 2025](/uploads/zeri.info/images/2024/May/15/auto_premier-league-780x4391715780340.jpg)
Konfirmohen datat për afatin e transferimeve të verës 2024 dhe dimrit 2025
Premierliga ka konfirmuar datat e afatit kalimtar për afatet e ardhshme kalimtare të verës 2024 dhe dimrit 2025.
Afati kalimtar veror do të hapet të premten, më 14 qershor dhe do të mbyllet të premten në orën 23:00, më 30 gusht.
Ndërkohë, afati kalimtar i dimrit do të hapet të mërkurën, më 1 janar 2025 dhe do të mbyllet në orën 23:00, të hënën, më 3 shkurt 2025.
Për të siguruar harmonizimin me ligat kryesore në Evropë, datat e mbylljes u caktuan pas diskutimeve me EFL, DFL, Serie A, La Liga dhe LFP, të cilët të gjithë do të mbyllin afatet kalimtare verore dhe dimërore më 30 gusht dhe 3 shkurt respektivisht.
Me mbylljen e sezonit aktual, afati kalimtar i verës pritet të jetë shumë i zjarrtë, pasi shumë klube kanë shprehur interesim për t’u përforcuar. /Telegrafi
Next season's transfer window dates for your diary ë
— Premier League (@premierleague) May 15, 2024
The closing dates were set following discussions with the EFL, DFL, Serie A, LaLiga, and LFP, who will all close their windows on 30 August and 3 February respectively too pic.twitter.com/qEYnFdzMb2