U-17: Shqipëria do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Malin e Zi

U-17: Shqipëria do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Malin e Zi

Sport May 15, 2024 - 14:49
Lajmet e fundit nga sporti

Shqipëria U-17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Malit të Zi U-17.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Malit të Zi që dy sfidat të luhen në datat 22 dhe 24 maj, përcjell “Zëri”.

Takimi i parë do të zhvillohet në Podgoricë, më datë 22 maj, në orën 17:45, ndërsa sfida e dytë do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” më datë 24 maj, në orën 20:30.

Kombëtarja U-17 zhvilloi edhe një takimit miqësor me Slloveninë U-17 më 18 prill, ku kuqezinjtë të drejtuar nga trajneri Bledi Shkëmbi triumfuan 2-1 në Ajdovscina Slloveni.

Edhe këto ndeshje miqësore me Malin e Zi U-17 do të shërbejnë për të vëzhguar e testuar nga afër lojtarët e grumbulluar, teksa fokusi i përgatitjeve është te rundin i parë kualifikues për kampionatin europian U-17 “Shqipëri 2025”.

Pak ditë më parë u hodh shorti në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës dhe Shqipëria U-17 u pozicionua në Grupin 3 së bashku me Holandën, Kroacinë dhe Ishujt Faroe.

Shqipëria U-17 është e kualifikuar automatisht në finalet e Evropianit U-17, pasi ky event madhor do të organizohet nga FSHF-ja në bashkëpunim me UEFA-n në vendin tonë. /Zëri