'Krahu i djathtë' i Bernard Challandes, sërish temë diskutimi për Kuvendin e zhurmshëm Zgjedhor të FFK-së

Sport February 02, 2020 - 22:53

Federata e Futbollit të Kosovës ka qenë njëra prej temave më të përfolura në vendin tonë kohëve të fundit.

Ditë më parë, FFK-ja organizoi edhe Kuvendin Zgjedhor, ku u zgjedhën anëtarët e rinjë të Komitetit Ekzekutiv, raporton Zëri.info.

Por, kuvendi në fjalë kaloi me tensione dhe debate të ashpëra kur presidenti Agim Ademi kërkoi votëbesimin.

Në lidhje me këtë ka folur edhe delegati i klubit të Drenicës, Ramiz Shala, i cili ka qenë shumë i zhurmshëm në kuvendin e 27 janarit.

Image

Ai ka përmendur edhe Muharrem Sahitin, ndihmës-trajnerin e Kosovës, për të cilin thotë se nuk ka të drejtë vote në Kuvend pasi është ndihmës-trajner i Kosovës.

"E kemi Muharrem Sahitin, i cili ka pagë prej tre mijë eurosh, dhe vjen e voton", ka thënë Shala në 'Dueli Sportiv', përcjell Zëri.info.

"Anëtari nuk mund të marrë pjesë në marrjen e vendimeve të rëndësishme. Pra, kush paguhet me statut nuk do të duhej të merrte vendime", vlerësoi delegati i Drenicës.

"Kam monituar shumë kuvende, sinqerisht, por nuk kam parë kurrë një kuvend si ky pa miratizimin e procesverbalit", shtoi ai./Zëri.info

Image