Prangoset një person, dyshohet se kërcënoi Kuvendin e Kosovës
Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se përmes profilit të tij në rrjetin social, Facebook ka postuar përmbajtje kërcënuese mbi Kuvendin e Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se, i dyshuari është arrestuar për veprën “Kanosje” me datën 10 shtator në ora 19:15.
'i njëjti figuron i dyshuar në gjithsej 31 raste kriminale të evidentuara gjatë periudhës 2000–2023.Ai dyshohet për vepra të ndryshme penale si vrasja në tentativë, sulmi, kanosja, posedimi dhe përdorimi ilegal i armëve.Në postimin e tij, i dyshuari kishte shkruar: “Pom vyejn 30 mashkuj patriot të armatosur mire me bllokue parlamentin e Kosovës, dhe mos me u dorëzue deri sa ti zgjedhin krejt institucionet, përgjegjësin dhe të gjitha obliginet i mar vet”, thuhet në njoftim.