Pas përleshjes në një restorant në Shtërpcë, arrestohet një person
Pas një përleshje fizike të ndodhur dje në një restorant në Shtërpcë, ndërmjet dy të dyshuarve, Policia ka arrestuar në person.
SIpas njoftimit të PK-së rasti ka ndodhur gjatë ditë s së djeshme rreth orës 23:50, në në Shtërpcë, raporton Zeri.info.
Njoftimi i plotë:
Në bazë të hetimeve fillestare, i dyshuari V.K., 37-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, dyshohet se gjatë përleshjes e ka goditur me një gotë qelqi personin S.P., 37-vjeçar, shtetas i Kosovës, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima fillimisht është dërguar për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë, ndërsa më pas është transportuar në spitalin e Graçanicës për trajtim të mëtejmë mjekësor.
Ndërkohë, edhe i dyshuari V.K. është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë, ku i është ofruar ndihma e parë dhe më pas është shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari V.K. është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.