Një e mitur sulmohet nga një grua në Suharekë
Foto: Ilustrim

Një e mitur sulmohet nga një grua në Suharekë

Kronika September 12, 2026 - 09:43

Një vajzë e mitur ka raportuar në Polici se është sulmuar gjatë dits së djeshme nga një grua në Suharekë.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur dje, rreth orës 10:00, raporton Zeri.info.

"Suharekë 11.09.2026-10:00. Ankuesja femër kosovare e mitur ka raportuar se është sulmuar nga një femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë shoqëruar në stacion policor edhe dy femra të përfshira në rast. Pas intervistimit të palëve ne prani te punëtorit per pune sociale dhe avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit për të mitur rasti shkon në procedurë të rregullt", thuhet në njoftimin e Policisë. ./Zëri