Dy turq e larguan autorin me makinë, si arriti policia ta arrestojë të dyshuarin për vrasjen në Ksamil?
Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja që tronditi të martën Ksamilin, ku dyshohet se 29-vjeçari Sokrat Vata vrau me thikë 20-vjeçarin Miguel Mendez.
A2CNN mëson se fill pas krimit autorin e kanë larguar nga vendngjarja dy turq, një djalë dhe një vajzë. Këta të fundit e kanë futur 29-vjeçarin në bagazhin e një makine dhe më pas janë larguar.
Megjithatë policia kishte futur në përgjim telefonin e autorit dhe me anë të valëve e ka ndjekur deri në Fier, ku e arrestoi, ka raportuar A2cnn.
Po ashtu mësohet se autori i dyshuar punonte si truprojë në barin "Proncipot" pranë plazhit, ku ndodhi ngjarja.
"Molla e sherrit" ka qenë ngacmimi i një vajze nga shtetasi francez, i cili ishte në shoqërinë e disa të huajve.
Një tjetër shtetas i huaj, që ishte në shoqërinë e francezit, ka mbetur i plagosur si pasojë e konfliktit.