Arrestohet mërgimtari në Gjakovë, dyshohet se sulmoi vajzën e tij
Kronika
August 19, 2026 - 09:52
Një person është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij.
Sipas Policisë, i dyshuari është mashkull kosovar, me shtetësi të Austrisë.
Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor pas incidentit.
Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar dhe rasti do të hetohet në procedurë të rregullt.