Vdes punëtori i KEK-ut, që u lëndua mbrëmë në vendin e punës
Kronika
August 17, 2026 - 08:22
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit.
Korporata Energjetike e Kosovës, përmes një njoftimi, e konfirmoi se një punëtor ka pësuar lëndime të rënda.
Mirëpo “Zëri” merr vesh që punëtori ka vdekur në vendin e ngjarjes, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
Nga ana tjetër, KEK-u konfirmoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm. /Zëri