Arrestohet për vjedhje një algjerian në Prishtinë
Një shtetas i Algjerisë është arrestuar mbrëmjen e së martës në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kryer veprën “Vjedhje grabitqare”, shkruan Zeri.info.
Sipas Policisë, i njëjti kishte kryer vjedhje në një market dhe gjatë incidentit kishte nxjerrë një thikë para punëtores së marketit, por ishte ndaluar dhe arrestuar nga një zyrtar policor.
Po ashtu policia ka bërë të ditur se nga i dyshuari është sekuestruar një mjet i mprehtë i metaltë dhe dy telefona celularë, ku njëri prej tyre rezulton të jetë i vjedhur.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Vjedhje grabitqare
Prishtinë / 18.08.2026 – 19:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas algjerian, për shkak se kishte kryer vjedhje në një market. I dyshuari gjatë incidentit kishte nxjerrë një mjet të mprehtë para punëtores së marketit, por ishte ndaluar dhe arrestuar nga një zyrtar policor. Nga i dyshuari është sekuestruar një mjet i mprehtë i metaltë dhe dy telefona celularë, ku njëri prej tyre rezulton të jetë i vjedhur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri