Dëmtime dhe vjedhje në dy trafostacione në Volljakë të Klinës
Foto: Ilustrim

Dëmtime dhe vjedhje në dy trafostacione në Volljakë të Klinës

Kronika August 18, 2026 - 11:59

Dy raste të dëmtimit të pronës dhe një rasti të vjedhjes janë raportuar gjatë natës së 17 gushtit në fshatin Volljakë të Klinës.

Policia bën me dije se rasti i parë është raportuar rreth orës 01:31, kur persona të panjohur dyshohet se kanë dëmtuar një trafo private të rrymës, e cila shfrytëzohej nga një lokal.

Ndërkohë, rreth orës 02:00, është raportuar se persona të panjohur kanë dëmtuar derën e një lokali, si dhe aparatin e cigareve. Po ashtu, të dyshuarit kanë dëmtuar një trafo elektrike dhe nga transformatori kanë vjedhur materiale të vlefshme.

Për të dyja rastet është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personave të dyshuar janë duke vazhduar.

Policia nuk ka bërë të ditur nëse dy rastet kanë ndonjë lidhje mes tyre.