Sot varroset 29-vjeçarja që humbi jetën tragjikisht në Suharekë
Kronika
August 16, 2026 - 08:31
Sot do të varroset Arijeta Rexhep Luzha, 29-vjeçarja nga fshati Vraniq i Suharekës, e cila humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku të shtunën.
Varrimi i saj do të bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e fshatit Vraniq.
Aksidenti ndodhi mëngjesin e djeshëm në rrugën Bukosh-Savrovë, ku ishin përfshirë dy vetura.
Përveç viktimës, lëndime trupore ka pësuar edhe një person tjetër.