Arrestohet Vezir Haziraj nga Istogu, dyshohet për tentim vrasjeje

Arrestohet Vezir Haziraj nga Istogu, dyshohet për tentim vrasjeje

Kronika August 15, 2026 - 16:29

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Istog, më datën 07.08.2026, rreth orës 20:50, është informuar se në fshatin Orroberdë-Istog, kishte ndodhur një plagosje dhe një person është lënduar.

Njësitët policore janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes, aty është hasur viktima i cili ishte i plagosur nga arma e zjarrit, i njëjti menjëherë është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, e më pas në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se i dyshuari i këtij rasti është larguar nga vendi i ngjarjës në drejtim të panjohur.

Po ashtu thuhet se hetuesit e sektorit rajonal për hetime DRP-Pejë, kanë punuar intensivisht për kapjen e personit të dyshuar, gjithashtu me autorizim të prokurorit të shtetit është lëshuar edhe kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

"Sot me datën 15.08.2026, Sektori Rajonal për Hetime ka zbatuar një plan veprimi në bashkëpunim me njësitet nga niveli qendror, përfshirë NJSI/FIT, njësinë e vëzhgimit, dhe njësi tjera, AKI-ja, ka luajtur rol kyç duke qenë aktive dhe tejet bashkëpunuese me ne gjatë gjithë periudhës. I dyshuari Vezir Haziarj, duke e pa se nuk kishte mundësi largimi është dorëzuar dhe gjithçka ka shkuar pa ndonjë incident"m thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri

Image