Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person

Kronika August 16, 2026 - 00:23

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sonte në rrugën “Sheshi i Arbërit”,në Prishtonë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve të para, mësohet se viktima është A. D., i cili dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Menjëherë pas incidentit, personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me një Mercedes ngjyrë të zezë, ndërsa aktualisht vendndodhja e tij nuk dihet.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe lokalizimin e të dyshuarit.

Burimet bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë zjarri, e cila pritet të ekzaminohet në kuadër të hetimeve.

A.D, është nisur me urgjencë në drejtim të QKUK-së për trajtim mjekësor, ndërsa për momentin nuk dihet shkalla e lëndimeve dhe gjendja e tij shëndetësore. /sinjali