Therje me thikë te Shkolla Ekonomike në Pejë, dy të lënduar dërgohen në spital

Therje me thikë te Shkolla Ekonomike në Pejë, dy të lënduar dërgohen në spital

Kronika August 18, 2026 - 11:29

Dy të rinj kanë mbetur të lënduar si pasojë e një përleshjeje me thikë që ka ndodhur mes dy grupeve mëngjesin e sotëm në Pejë.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë për trajtim spitalor, ndërsa policia i është përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Ngjarja ka ndodhur në rrugën 'Agim Çelaj', rreth orës 09:40 minuta. Policia ka arritur me urgjencë. Të plagosurit po trajtohen në spital”, tha Rugova për “Radio 1”.