Kërcënoi punëtorët e KRU “Mitrovica” dhe shkrepi armën ndaj automjetit zyrtar, kërkohet paraburgim për vushtrriasin
Prokuroria Themelore e Mitrovicës, Dega në Vushtrri, ka kërkuar paraburgim ndaj të pandehurit F.SH., pasi ka kërcënuar punëtorët e KRU “Mitrovica”, e më pas edhe ka shkrepur armën në drejtim të automjetit zyrtar, shkruan Zeri.info.
Sipas Prokurorisë, me këto veprime, F.SH. ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Kanosja“.
“Ekziston dyshimi i bazuar mirë, se me 29 korrik 2026, në fshatin Pantinë të komunës së Vushtrrisë, pasi tre punëtorë të kompanisë rajonale të ujësjellësit ‘Mitrovica’ kishin bërë shkyçjen e furnizimit me ujë në pronën e tij, i pandehuri F.Sh. i ka kanosur ata dhe ka shkrepur armë me gaz në drejtim të automjetit zyrtar të KRU ‘Mitrovica’. Po ashtu, i pandehuri dyshohet se ka kanosur zyrtarët e KRU ‘Mitrovica’ se do t`i vrasë të tre nëse e lajmërojnë rastin në Polici. Me vendim të prokurorit, i pandehuri ndodhet në ndalim që nga dita e shtunë, ndërsa arma me gaz i është sekuestruar”, bën të ditur Prokuroria.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë, pa ndërhyrje:
Kërkohet caktimi i paraburgimit ndaj personit që kanosi punëtorët e KRU “Mitrovica” dhe shkrepi armën në drejtim të automjetit zyrtar
Mitrovicë, 17 gusht 2026 - Prokuroria Themelore në Mitrovicë - Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Dega Vushtrri, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale F.Sh., për shkak të kryerjes së veprave penale ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm“ dhe “Kanosja“.
Ekziston dyshimi i bazuar mirë, se me 29 korrik 2026, në fshatin Pantinë të Komunës së Vushtrrisë, pasi tre punëtorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” kishin bërë shkyçjen e furnizimit me ujë në pronën e tij, i pandehuri F.Sh. i ka kanosur ata dhe ka shkrepur armë me gaz në drejtim të automjetit zyrtar të KRU “Mitrovica”.
Po ashtu, i pandehuri dyshohet se ka kanosur zyrtarët e KRU “Mitrovica” se do t`i vrasë të tre nëse e lajmërojnë rastin në polici.
Me vendim të prokurorit, i pandehuri ndodhet në ndalim që nga dita e shtunë, ndërsa arma me gaz i është sekuestruar. /Zëri