E kanosi fqinjin, arrestohet 31-vjeçari në Ferizaj
Të dielën rreth orës 19:28 Policia në Ferizaj ka pranuar një informatë për një rast të kanosjes në fshatin Nerodime e Poshtme.
Sipas Policisë, i dyshuari kishte dalë në oborrin e tij dhe ishte afruar te dera e oborrit të ankuesit dhe e kishte kanosur me fjalë kërcënuese.
Për këtë rast është arrestuar i dyshuari M.M., 31-vjeçar, raporton Zeri.info.
“Gjatë veprimeve policore në vendin e ngjarjes, është kontaktuar edhe personi S.M., 55 vjeç, i cili ka deklaruar se posedonte një armë të gjatë gjysmautomatike, pa fishekë. Arma është dorëzuar në Polici dhe është konfiskuar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit policorë, së bashku me mbikëqyrësin e ndërrimit, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në komunikatë.
Bëhet e ditur se i dyshuari M.M. është ndaluar për 48 orë, kurse S.M. është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri