Rrezikuan të mbyteshin në Velipojë, dy pushues shpëtohen nga Policia Kufitare

Rrezikuan të mbyteshin në Velipojë, dy pushues shpëtohen nga Policia Kufitare

Kronika August 09, 2026 - 12:14

Dy pushues janë shpëtuar nga mbytja në plazhin e Velipojës, pas ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare.

Gjatë monitorimit të vijës bregdetare me dronë dhe mjete lundruese, policët konstatuan dy persona që ndodheshin në rrezik për t’u mbytur.

Policia ndërhyri me mjete lundruese Jet Ski, duke i nxjerrë të dy në breg në gjendje të sigurt.

Sipas policisë shqiptare, bëhet fjalë për një 67-vjeçar nga Burreli dhe një 41-vjeçar banues në Velipojë. /abcnews