Arrestohet 20-vjeçari i kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Kaçanik
Foto: Laura Hasani

Arrestohet 20-vjeçari i kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Kaçanik

Kronika August 09, 2026 - 11:45

Një 20-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm në Kaçanik, pasi ndaj tij kishte urdhëresë aktive gjyqësore.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 9 gusht 2026, rreth orës 05:10, kur patrulla policore e Stacionit Policor në Kaçanik ndaloi personin me inicialet M.R. G, raporton Zeri.info.

'Gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe verifikimit në sistemin e urdhëresave, u konstatua se ndaj tij ishte lëshuar urdhëresë nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Pas përfundimit të procedurave dhe kompletimit të dokumentacionit, me urdhër të gjykatës, 20-vjeçari është dërguar për vuajtjen e dënimit prej gjashtë muajsh', thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri