Vdes në QKUK personi që po qëndronte në kujdes intensiv që nga aksidenti i ndodhur në korrik
Një aksident trafiku i ndodhur më 31 korrik 2026 rreth orës 20:30 në Gjilan ka përfunduar me fatalitet.
Sipas raportit të policisë, më 8 gusht 2026, rreth orës 08:15, viktima, një mashkull kosovar, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ishte duke u trajtuar në kujdes intensiv, si pasojë e lëndimeve të marra në aksidentin e trafikut.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Njoftimi i plotë:
AKSIDENT RRUGOR ME FATALITET /Gjilan / 31.07.2026 – 20:30. Lidhur me rastin me datën 08.08.2026 rreth orës 08:15 viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë në QKUK i cili ka qenë në kujdes intensiv, si pasojë e aksidentit në trafik. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.